Një botë magjike është derdhur me mjeshtëri në punimet me dorë të fustaneve të reja të MIMI për festat e fundvitit. Ngjyra festive, temina, kristale, tantella kaq shumë detaje të punuar bukur për të sjellë fustanet si në përralla për vajzat e vogla. Fustanet per vajzat fillojnë nga mosha 1-vjec deri në 10 vjeç. Fustanet e bukura plot shkëlqim mbajnë emrat e yjjeve të galaksisë.

Fustani “MIMI Citadelle” është i përbërë nga tantella franceze me kristale dhe temina të punuara me dorë.

Fustani “MIMI Diadema” është i përbërë nga tantella franceze me kristale dhe temina të punuara me dorë.

Fustani “MIMI Vela” është i përbërë nga material mëndafshi ngjyrë salmoni dhe tyli transparent me të njëjtën ngjyrë. Fustani i ëmbël i shkon kaq shumë vajzave të vogla lozonjare.

Fustani “MIMI Ebla” është material i punuar i gjithi me dorë, me temina të vendosura në tyl transparent.

Fustani “MIMI Avior” është material i punuar i gjithi me dorë, me temina të vendosura në tyl transparent.

Është i ndërtuar në pjesën e bustit me temina të punuara me dorë mbi tylin transparent si dhe pjesa e poshtme nga tyli transparent me të njëjtën ngjyrë dhe detaje tantelle në formë fluture të punuara me dorë.

Fustani festiva për vajzat e vogla është material stofi i leshtë me detaje kadife velur si dhe badi 100% pambuk organik me tantelle franceze.

Fustani është i ndërtuar në pjesën e bustit me material mëndafshi, detaje tantelle franceze të punuara me dorë me kristale transparente. Pjesa e fundit është i ndërtuar nga tyli transparent me të njëjtën ngjyrë si dhe temina argjendi të punuara me dorë. Fustani është në dy ngjyra, rozë e lehtë dhe bojëqielli e lehtë.

 

Për vajzat rebele, fustani i z ii kombinuar me xhaketën e lëkurës do ta veçojë atë në çdo eveniment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *