Festat e fundvitit janë magjike, përse të mos ndiheni dhe ju mama me vajzat tuaja duke u veshur me krijimet më të veçanta të koleksionit tonë të ri.

Ne kemi krijuar koleksionin e ri “MIMI Couture” për vajzat nga mosha 1-14 vjeç dhe fustane për ju nëna dhe princeshat tuaja. Koleksioni i ri  do t’ju mahnisë nga detajet e punuara mjeshtërisht, ngjyrat festive, të denja për festat magjike të fundvitit.

Çfarë do të ishte koleksioni i ri i MIMI Couture pa ngjyrën e kuqe, simbol të festave të fundvitit?!

Pjesa e bustit është e punuar me kristale dhe temina ngjyrë të kuqe dhe gurë transparentë, të gjitha të punuar me dorë, materiali francez. Pjesa e poshtme është tyl i punuar me shirita transparent që formojnë një valëzim në formë të petaleve të trëndafilit. Veshje që do t’ju japin peshë paraqitjes tuaj në evenimente të rëndësishme ose në festat tuaja. Fustanet vijnë së bashku me kordelin e kuq.

Një tjetër model janë fustanet matchy-matchy ku ndërthurur bukur pjesa e bustit me kuadrate, krahët e fryrë, një xhep i vogël në pjesën e fustanit.

Nuk mund të mungonte ngjyra jeshile në koleksionin e re të “MIMI Couture”. Kemi krijuar fustanin “Helvetios” për mamin dhe vajzën, me materialin velur, qëndisur bukur dhe me gurë dhe kristale në pjesën e bustit të punuara me dorë.  Mami dhe vajza do të jenë më të veçantat e festës.

Si dy princesha fisnike dhe të dëlira do të dukeni me modelin e fustanit të bardhë, me krahët e fryrë me tylin transparent me detaje dhe xixa me reliev në formë pikash të njëtrajtshme.  Fjongoja e madhe që thekson belin e bën akoma më të bukur dhe romantik.

Ky fustan është i përbërë nga ndërthurja e disa materialeve. Pjesa e bustit është i punuar me dorë me kristale dhe temina janë vendosur detaje .Si dhe detaji i fjongos së velurit të bardhë.  Po ashtu dhe pjesa e poshtme është e përbërë nga ndërthurja e tre materialeve. Velur i bardhë pjesa e sipërme e fundit dhe pjesa e poshtme ndërthurja e tylit ngjyrë qumësht me tylin me xixa .Të gjitha këto element vijnë në mënyrë harmonike me njëra-tjetrën.

Është i përbërë nga material i punuar me grima kristalesh të shndritshme. Ku në pjesën e poshtme është vendosur një pjesë tyli ngjyrë qumshti në formë rrudhash të vogla.

Ky model është kaq i këndshëm dhe i ngrohtë i përbërë  nga material i leshtë me detaje kadife velur.

Për ju që preferoni më tepër stilin klasik dhe doni të kombinoheni me vajzën, ky model është ideal.  Fustanet janë  material kadife velur i zi dhe tantelle franceze. Prerja e bukur dhe tantella e bëjnë akoma më të veçantë këtë veshje.


Modeli tjetër për mamin dhe vajzën, fustani me krahët e fryrë, bust i ngushtë dhe pjesa e fundit e derdhur lirshëm. Material i gomuar dhe elastik me detaje me kristale guri handmade.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *