Category:

Baby Mimi Care perfshin:

1. Laresin Intim- I përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Me aromë hipoalergjike. Testuar dermatologjikisht për lëkurë të ndjeshme dhe për të gjitha lëkurat. Hidraton ushqen dhe pastron zonën intime. Pa paraben dhe ingredient të dëmshëm.

2. Shampo per floket dhe trupin- Shampo e butë për larjen e përditshme të foshnjave. Pastron dhe trajton butësisht flokët si dhe lëkurën delikate falë qumështit të gomaricës i cili ndihmon në hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Pasuruar me ekstrakt kamomili i cili shërben si anti-inflamator dhe anti-irritues.

3. Krem trupi- Kremi hidratues është i përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme. Me agjentë normalë për një hidratim të thellë të lëkurës, ai kujdeset, e zbut atë dhe parandalon dehidratimin e saj. Vitaminat dhe ekstraktet e avokados ndihmojnë lëkurën ta përthithë sa më thellë dhe plotësisht, për efekt sa më të gjatë.

4. Kremi per nderrimin  e pelenave- Krem i butë, mbrojtës dhe i papërshkueshëm nga uji për kujdesin ditor për ndërrimin e pelenave. Përbërja e pasuruar me vaj kamomili dhe vaj kalendule nxit veprimin qetësues dhe antiinflamator, ndërsa panthenoli në përbërje rigjeneron dhe shëron lëkurën e dëmtuar. Elementet përbërëse e bëjnë produktin komod dhe të këndshëm për përdorim të përditshëm.

5.  Vaj per lekuren- Vaji hidratues me përbërje të butë dhe aromë të lehtë, është i përshtatshëm për foshnja, fëmijë dhe të rritur. Është ideal për trajtim dhe masazh të përditshëm. Përmbajtja e testuar dermatologjikisht ndihmon në hidratimin dhe shkëlqimin e lëkurës. E pasuruar me vitamina dhe minerale, ai ofron hidratim të thellë dhe mbrojtje të pehashit natyral të lëkurës.

6. Kremi i fytyres- Krem fytyre hidratues dhe ushqyes, i pasur me vitamina dhe minerale, aq të nevojshme për lëkurën. Përbërja e testuar dermatologjikisht bën të mundur përthithjen e tij në thellësi, për efekt sa më të shpejtë dhe efikas.

7. kremi i Diellit-  Kundradielli ynë është ideal për lëkurën e bebeve dhe fëmijëve të vegjël. Përmban mineral natyral të pastër për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UVA & UVB.