TARIFAT E TRANSPORTIT

Kostot e transportit ndryshojnë nga vendi i destinacionit dhe gjithashtu nga lloji i shërbimit postar.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të shërbimeve postare për dërgesat në Evropë dhe SH.B.A. siç janë shpërndarja e shpejtë dhe shërbimi normal postar.

Transporti në Shqipëri

Transporti në Shqipëri dorëzohet brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të porosisë.

Transporti Kosovë, Maqedoni dhe Greqi

Për dërgesat në Kosovë, Maqedoni dhe Greqi porosia dorëzohet brenda 72 orëve.

Transporti Evropë, SH.B.A dhe Kanada

Për destinacionet në Evropë, SH.B.A, dhe Kanada dërgesa e postës normale mund të zgjasë 10-15 ditë, por ndryshime të vogla të papritura mund të ndodhin në datat e dërgesës për shkak të situatës dhe ndryshimeve të fluturimeve të shkaktuara nga pandemia.

Dorëzimi Express finalizon porosinë në 3-5 ditë nga momenti i blerjes dhe dorëzohet në të gjithë botën.

Tarifat e transportit gjenerohen në momentin e blerjes dhe llogariten në lidhje me: llojin e shërbimit postar, vendin e destinacionit dhe peshën.

Vlerësimi i kostos totale në shporten “Mimi” nuk ka asnjë lidhje me tarifat doganore të cilat aplikohen në vende të ndryshme.

Për kërkesa të veçanta në porosinë tuaj apo mënyren e dorëzimit na kontaktoni në numrin tonë të whatsapp.