01

RRETH MIMI

Të krijonim MIMI-n ka qënë një ndër sfidat më të mëdha por dhe frymëzuese njëkohesisht që ne si prindër morëm për ti dhënë formë dhe shpërndarë tek të gjithë prindërit e tjerë.
Si prindër të Amelisë dhe Duamit, e kuptojmë se sa e rëndësishme është të krijojm një habitat të sigurt e të shëndetshëm për lekurën delikate dhe imunitetin e ulët të tyre.
Kjo është arsyeja pse ne morëm nismën e krijimit të rrobave për fëmijë 100% organik.

Se bashku me Eda Gilanin, nene e dy femijeve dhe prej me shume se 25 vitesh krijuese dhe administatore e nje sere biznesesh te suksesshme ne fushen e modes vendosem te krijojme nje brand ku nenat do te gjejne qetesine te besojne veshjen dhe perkujdesjen e bebit te tyre.
Gjithçka është krijuar nga e para, që nga dizenjimi, prodhimi, e deri te çertifikimi i pëlhurës nga GOTS (Standardet Globale Organike të Tekstilit).

02

KOLEKSIONI

Koleksioni ynë konsiston jo vetëm në dizajnin modern, elegant dhe inovativ, por edhe në rëndësinë e prodhimit të fibrave organike.

Dallimi në rrobat tona qëndron në faktin se çdo përbërës i produkteve vjen nga Nëna Natyrë; filli, gjilpëra, boja, kopsat, pambuku dhe shumë të tjera.

Ne po ju paraqesim të gjithë zinxhirin e furnizimit të tekstilit të pastër.

A e dini se studimet kanë treguar se një veshje për fëmijë ka një efekt të rëndësishëm në rritjen, zhvillimin dhe psikologjinë e tij / saj?

Kjo është arsyeja pse ne sollëm një koleksion të sigurt dhe të shëndetshëm për të vegjlit tuaj.

Ne dëshirojmë që ju të doni produktet tona po aq sa ne i duam ata!