01

E dini përse veshjet e MIMI janë më të mirat?

Sepse veshjet e mimi janë tërësisht organike. Çertifikuar nga GOTS dhe prodhuar me shumë dashuri për të vegjlit tuaj. Çdo përbërës i rrobave vjen direkt nga Nëna Natyrë. Duke filluar nga pambuku, boja, filli, butonat, zinxhiri, gjilpëra dhe çdo detaj tjetër dekorativ i shtuar në rroba është organike. Po ashtu, materialet përbëhen 100% nga pambuk organik, të sigurt për lëkurën e ndjeshme të foshnjës tuaj.

Nuk ka përbërës si formaldehid, azo, alergjen, kancerogjen në bojën e përdorur për ngjyrim. Produktet janë të çertifikuara sipas standardeve GOTS OEKO-TEX. Të gjithë aksesorët e tjerë të përdorur janë të certifikuar nga OEKO-TEX.
Me numrin e shumtë të çertifikatave që produkti ka, ju mund të konfirmoni nga organizatat përkatëse që çdo fazë e prodhimit bëhet nën vëzhgim të rreptë. Zinxhirët, fiksuesit ose pjesët metalike të gjetura te produkte prodhohen duke përdorur produkte pa “nikel” YKK. Ne jemi të lumtur të konfirmojmë që çdo pjesë e koleksionit tonë ofron ndjesinë më të mirë tek fëmijët.

02

Seti është krijuar për t’u ofruar nënave dhe foshnjave një lidhje të fortë ndërsa rroba prek lëkurën e tyre. Studimet kanë treguar se rrobat te foshnjat kanë efekte të konsiderueshme në rritjen, zhvillimin dhe psikologjinë e tyre. Pëlhura mimi është e rehatshme, ergonomike, e pastër dhe e besueshme. Ju do të vini re një ndryshim të madh në sjelljen e fëmijës tuaj sapo t’i vishni produktet tona, si vetëbesim dhe fytyra shumë më të lumtura.

Për ne është shumë e rëndësishme të sjellim modele, pëlhura, zbukurime dhe prerje që janë të përshtatshme për trupin e foshnjës dhe që nuk shkaktojnë ndonjë shqetësim fizik. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, dizajni është unik, i gjallë, i thjeshtë dhe në të njëjtën kohë modern.

Për shkak se ne si mimi e duam planetin, jemi krenar të themi që produktet tona janë miqësore ndaj ambientit, fëmijës dhe nënës.
Karakteristikat e pëlhurës: 95% pambuk 5% elasticitet

Këshilla për larjen:
Veshjet jo-organike kanë në përmbajtje pesticide që dëmtojnë trurin e fetusit dhe foshnjës përgjatë zhvillimit të tij. Si rezultat, ju këshillojmë që të lani rrobat organike të veçmas, ose me veshje të tjera organike.
Preferohen të thahen në ambient të hapur
Lajini nën 30 gradë