Një botë magjike është derdhur me mjeshtëri në punimet me dorë të fustaneve të reja të MIMI për festat e fundvitit. Ngjyra festive, temina, kristale, tantella kaq shumë detaje të punuar bukur për të sjellë fustanet si në përralla për vajzat e vogla. Fustanet per vajzat fillojnë nga mosha 1-vjec deri në 10 vjeç. Fustanet e bukura plot shkëlqim mbajnë emrat e yjjeve të galaksisë.

Fustani “MIMI Citadelle” është i përbërë nga tantella franceze me kristale dhe temina të punuara me dorë.

Fustani “MIMI Diadema” është i përbërë nga tantella franceze me kristale dhe temina të punuara me dorë.

Fustani “MIMI Vela” është i përbërë nga material mëndafshi ngjyrë salmoni dhe tyli transparent me të njëjtën ngjyrë. Fustani i ëmbël i shkon kaq shumë vajzave të vogla lozonjare.

Fustani “MIMI Ebla” është material i punuar i gjithi me dorë, me temina të vendosura në tyl transparent.

Fustani “MIMI Avior” është material i punuar i gjithi me dorë, me temina të vendosura në tyl transparent.

Është i ndërtuar në pjesën e bustit me temina të punuara me dorë mbi tylin transparent si dhe pjesa e poshtme nga tyli transparent me të njëjtën ngjyrë dhe detaje tantelle në formë fluture të punuara me dorë.

Fustani festiva për vajzat e vogla është material stofi i leshtë me detaje kadife velur si dhe badi 100% pambuk organik me tantelle franceze.

Fustani është i ndërtuar në pjesën e bustit me material mëndafshi, detaje tantelle franceze të punuara me dorë me kristale transparente. Pjesa e fundit është i ndërtuar nga tyli transparent me të njëjtën ngjyrë si dhe temina argjendi të punuara me dorë. Fustani është në dy ngjyra, rozë e lehtë dhe bojëqielli e lehtë.

 

Për vajzat rebele, fustani i z ii kombinuar me xhaketën e lëkurës do ta veçojë atë në çdo eveniment.

Festat e fundvitit janë magjike, përse të mos ndiheni dhe ju mama me vajzat tuaja duke u veshur me krijimet më të veçanta të koleksionit tonë të ri.

Ne kemi krijuar koleksionin e ri “MIMI Couture” për vajzat nga mosha 1-14 vjeç dhe fustane për ju nëna dhe princeshat tuaja. Koleksioni i ri  do t’ju mahnisë nga detajet e punuara mjeshtërisht, ngjyrat festive, të denja për festat magjike të fundvitit.

Çfarë do të ishte koleksioni i ri i MIMI Couture pa ngjyrën e kuqe, simbol të festave të fundvitit?!

Pjesa e bustit është e punuar me kristale dhe temina ngjyrë të kuqe dhe gurë transparentë, të gjitha të punuar me dorë, materiali francez. Pjesa e poshtme është tyl i punuar me shirita transparent që formojnë një valëzim në formë të petaleve të trëndafilit. Veshje që do t’ju japin peshë paraqitjes tuaj në evenimente të rëndësishme ose në festat tuaja. Fustanet vijnë së bashku me kordelin e kuq.

Një tjetër model janë fustanet matchy-matchy ku ndërthurur bukur pjesa e bustit me kuadrate, krahët e fryrë, një xhep i vogël në pjesën e fustanit.

Nuk mund të mungonte ngjyra jeshile në koleksionin e re të “MIMI Couture”. Kemi krijuar fustanin “Helvetios” për mamin dhe vajzën, me materialin velur, qëndisur bukur dhe me gurë dhe kristale në pjesën e bustit të punuara me dorë.  Mami dhe vajza do të jenë më të veçantat e festës.

Si dy princesha fisnike dhe të dëlira do të dukeni me modelin e fustanit të bardhë, me krahët e fryrë me tylin transparent me detaje dhe xixa me reliev në formë pikash të njëtrajtshme.  Fjongoja e madhe që thekson belin e bën akoma më të bukur dhe romantik.

Ky fustan është i përbërë nga ndërthurja e disa materialeve. Pjesa e bustit është i punuar me dorë me kristale dhe temina janë vendosur detaje .Si dhe detaji i fjongos së velurit të bardhë.  Po ashtu dhe pjesa e poshtme është e përbërë nga ndërthurja e tre materialeve. Velur i bardhë pjesa e sipërme e fundit dhe pjesa e poshtme ndërthurja e tylit ngjyrë qumësht me tylin me xixa .Të gjitha këto element vijnë në mënyrë harmonike me njëra-tjetrën.

Është i përbërë nga material i punuar me grima kristalesh të shndritshme. Ku në pjesën e poshtme është vendosur një pjesë tyli ngjyrë qumshti në formë rrudhash të vogla.

Ky model është kaq i këndshëm dhe i ngrohtë i përbërë  nga material i leshtë me detaje kadife velur.

Për ju që preferoni më tepër stilin klasik dhe doni të kombinoheni me vajzën, ky model është ideal.  Fustanet janë  material kadife velur i zi dhe tantelle franceze. Prerja e bukur dhe tantella e bëjnë akoma më të veçantë këtë veshje.


Modeli tjetër për mamin dhe vajzën, fustani me krahët e fryrë, bust i ngushtë dhe pjesa e fundit e derdhur lirshëm. Material i gomuar dhe elastik me detaje me kristale guri handmade.

 

Nëse keni një baby shower para dhe dëshironi të surprizoni motrën apo mikeshën tuaj që është në pritje të ëmbël, ne po ju sugjerojmë disa nga gjërat që janë të nevojshme për bebet. Bebet janë delikate dhe duke patur parasysh këtë fakt kemi përgjegjësinë të zgjedhim produkte të sigurta për ta dhe funksionale. Këshilla kryesore nga ne është siguroheni që produktet që blini për bebet të jenë organike dhe MIMI është i vetmi brand organic shqiptar, i certifikuar nga GOTS.

Një ndër gjërat më të nevojshme është seti i veshjes së bebit me 10 pjesë.

Set me kominoshe që i duhet bebes së porsalindur. Seti është i përbër nga: bodi, kominoshe, bluze tësiperme, pantallona, batanije, dorashka, kapuç, çorape (2 pale) dhe gushore. Setin mund e gjeni këtu!

Një jorgan i punuar me dorë, i cili do të mbaj ngrohtë beben gjatë dimrit. Jorgani është 100 % pambuk dhe shumë i butë, e keni në ngjyrë rozë dhe blu.

Të domosdoshme janë dhe çarçafët që patjetër duhet të jenë 100 % pambuk për lëkurën delikate të fëmijëve. Dizajni është me yje vezullese dhe gjendet në disa ngjyra. Seti është i përbërë nga këllëfi i jorganit, këllëfi i jastikut, çarçafi si dhe çanta për ta marrë këtë set me vete në çdo vend që ndodheni.

Për sigurinë e bebes ne rekomandojmë që në krevat të vendoset mbrojtëse në anët e krevatit. Dhe mbrojtëset e krevatit janë ideale për t’ja dhuruar një nëne për beben e saj. Te MIMI vjen si set së bashku me jastik për të ofruar ekstra komfort për beben tuaj.

Nëse dëshironi një dhuratë më të personalizuar, ju mund të merrni kominoshet organike të MIMI, të cilat kanë të qëndisur fjalët “Ti je dhurata më e bukur në jetë”.

Nëse doni të shtoni në dhuratë dhe një lodër, ne do t’ju sugjeronim lepurushin “Bestie” dhe lodrën e drurit që do ta ndihmojnë beben gjatë daljes së dhëmbëve, druri është ekologjik, i sigurt për beben.

 

Këto ishin disa prej sugjerimeve tona, ju mund të bëni zgjedhjen tuaj duke naviguar në faqen e www.mimi.al