BADI ORGANIK ME BALONË

 8

Lejojeni beben tuaj të qëndrojë rehatshëm me badin Mimi, të punuar nga 100% pambuk organik i certifikuar GOTS. Me një dizajn të ëmbël me re, yje, tullumbace dhe kafshë të dashura, ky badi është ideal për gjumë të qetë dhe për ditë të mbushura me butësi. I ajrosshëm, hipoalergjik dhe pa kimikate të ashpra apo ngjyrosje, është zgjidhja më e sigurt për lëkurën e ndjeshme të foshnjës. Projektuar në Shqipëri, Mimi është marka e parë që solli veshje për bebe me pambuk organik GOTS, duke vendosur një standard të ri në cilësi, siguri dhe stil.

Pse Mimi? Sepse Mimi ofron më të mirën për beben tënde dhe për planetin tonë!

Mimi përdor 100% pambuk organik të certifikuar GOTS, i rritur pa pesticide dhe pa kimikate të rrezikshme. Rrobat tona janë:
• Jashtëzakonisht të buta dhe të qëndrueshme – më të buta dhe më rezistente se pambuku i zakonshëm
• Hipoalergjike natyralisht – ideale për lëkurën e ndjeshme
• Pa kimikate apo ngjyrosje të ashpër – nuk trajtohen me formaldehid apo përbërës të tjerë toksikë
• Të sigurta për zhvillimin e foshnjës – kontakt i butë, rritje e shëndetshme
• Miqësore me mjedisin – sepse kujdesemi për botën ku rriten fëmijët tanë
• Me dizajne unike dhe të dashura – çdo copë është krijuar me vëmendje për estetikën dhe veçantinë

Pambuku organik i certifikuar GOTS =
Më mirë për beben tuaj. Më mirë për tokën.

Këshilla për larjen dhe kujdesin:
• Lajeni në temperaturë më pak se 30°C me detergjent të butë
• Tharja natyrale është e preferueshme për të ruajtur butësinë
• Hekuroseni nëse është e nevojshme
• Lajeni veçmas ose me veshje të tjera organike

Sepse bebet e lumtura veshin Mimi.
Dhe prindërit e zgjuar zgjedhin cilësi që zgjat një jetë.

Muaj

0-3, 12-18, 3-6, 6-9, 9-12