Kominoshe Organike ‘Boronicë’

 14

Ky body për bebe është punuar nga 100% pambuk i çertifikuar organik, duke ofruar butësi maksimale, frymëmarrje dhe rehati për lëkurën e ndjeshme të foshnjës. Pa kimikate të dëmshme dhe i sigurt për përdorim të përditshëm, është zgjedhja ideale për të porsalindurit dhe bebet. Praktik për veshje dhe ndërrim të lehtë, ky body është një domosdoshmëri në garderobën e çdo bebushi.

Pse Mimi? Sepse Mimi ofron më të mirën për beben tënde dhe për planetin tonë!

Mimi përdor 100% pambuk organik të certifikuar GOTS, i rritur pa pesticide dhe pa kimikate të rrezikshme. Rrobat tona janë:
• Jashtëzakonisht të buta dhe të qëndrueshme – më të buta dhe më rezistente se pambuku i zakonshëm
• Hipoalergjike natyralisht – ideale për lëkurën e ndjeshme
• Pa kimikate apo ngjyrosje të ashpër – nuk trajtohen me formaldehid apo përbërës të tjerë toksikë
• Të sigurta për zhvillimin e foshnjës – kontakt i butë, rritje e shëndetshme
• Miqësore me mjedisin – sepse kujdesemi për botën ku rriten fëmijët tanë
• Me dizajne unike dhe të dashura – çdo copë është krijuar me vëmendje për estetikën dhe veçantinë

Pambuku organik i certifikuar GOTS =
Më mirë për beben tuaj. Më mirë për tokën.

Këshilla për larjen dhe kujdesin:
• Lajeni në temperaturë më pak se 30°C me detergjent të butë
• Tharja natyrale është e preferueshme për të ruajtur butësinë
• Hekuroseni nëse është e nevojshme
• Lajeni veçmas ose me veshje të tjera organike

Sepse bebet e lumtura veshin Mimi.
Dhe prindërit e zgjuar zgjedhin cilësi që zgjat një jetë.

masa

0-3, 3-6, 6-9, 9-12