Pantallona Organike (Dy palë)

 18

Zbuloni pantallonat për bebe nga Mimi, të punuara nga pambuk 100% organik me certifikim GOTS, të shitura si një set praktik me dy palë – një model me pika dhe një model klasik pa pika. Këto pantallona janë jashtëzakonisht të buta, të ajrosshme dhe perfekte për lëkurën e ndjeshme të fëmijëve. Ideale për përdorim të përditshëm, duke kombinuar rehati, stil dhe cilësi të lartë. Mimi është marka e parë që solli veshje për fëmijë me pambuk organik të certifikuar GOTS në tregun shqiptar.

SKU: S91038 Kategoritë: , Tag:
Pse Mimi? Sepse Mimi ofron më të mirën për beben tënde dhe për planetin tonë!
Mimi përdor 100% pambuk organik të certifikuar GOTS, i rritur pa pesticide dhe pa kimikate të rrezikshme. Rrobat tona janë:
•Jashtëzakonisht të buta dhe të qëndrueshme – më të buta dhe më rezistente se pambuku i zakonshëm
•Hipoalergjike natyralisht – ideale për lëkurën e ndjeshme
•Pa kimikate apo ngjyrosje të ashpër – nuk trajtohen me formaldehid apo përbërës të tjerë toksikë
•Të sigurta për zhvillimin e foshnjës – kontakt i butë, rritje e shëndetshme
•Miqësore me mjedisin – sepse kujdesemi për botën ku rriten fëmijët tanë
•Me dizajne unike dhe të dashura – çdo copë është krijuar me vëmendje për estetikën dhe veçantinë
Pambuku organik i certifikuar GOTS =
Më mirë për beben tuaj. Më mirë për tokën.
Këshilla për larjen dhe kujdesin:
•Lajeni në temperaturë më pak se 30°C me detergjent të butë
•Tharja natyrale është e preferueshme për të ruajtur butësinë
•Hekuroseni nëse është e nevojshme
•Lajeni veçmas ose me veshje të tjera organike
Sepse bebet e lumtura veshin Mimi.
Dhe prindërit e zgjuar zgjedhin cilësi që zgjat një jetë.
Ngjyra

Blue, Pink

Madhësia

56-62, 62-68