Mbrapa
Next product

Xhaketë Organike "Arush"

Original price was: € 36Current price is: € 25

Kostum Organik Dy Pjesësh

 24

Vishni të vegjlit tuaj me stil dhe rehati me këtë set dy-pjesësh nga Mimi, i punuar me pambuk 100% organik. Bluza rozë me pika të vogla dhe detaj zemre kombinohet bukur me tuta ngjyrë gri për një pamje të ëmbël dhe të rehatshme çdo ditë. I butë për lëkurën e ndjeshme dhe pa kimikate të dëmshme, ky set është perfekt për lojë apo dalje. Mimi është marka e parë që solli në Shqipëri rrobat për fëmijë me pambuk organik të certifikuar GOTS, duke garantuar cilësi dhe qëndrueshmëri në çdo qepje.

Pse Mimi? Sepse Mimi ofron më të mirën për beben tënde dhe për planetin tonë!

Mimi përdor 100% pambuk organik të certifikuar GOTS, i rritur pa pesticide dhe pa kimikate të rrezikshme. Rrobat tona janë:
• Jashtëzakonisht të buta dhe të qëndrueshme – më të buta dhe më rezistente se pambuku i zakonshëm
• Hipoalergjike natyralisht – ideale për lëkurën e ndjeshme
• Pa kimikate apo ngjyrosje të ashpër – nuk trajtohen me formaldehid apo përbërës të tjerë toksikë
• Të sigurta për zhvillimin e foshnjës – kontakt i butë, rritje e shëndetshme
• Miqësore me mjedisin – sepse kujdesemi për botën ku rriten fëmijët tanë
• Me dizajne unike dhe të dashura – çdo copë është krijuar me vëmendje për estetikën dhe veçantinë

Pambuku organik i certifikuar GOTS =
Më mirë për beben tuaj. Më mirë për tokën.

Këshilla për larjen dhe kujdesin:
• Lajeni në temperaturë më pak se 30°C me detergjent të butë
• Tharja natyrale është e preferueshme për të ruajtur butësinë
• Hekuroseni nëse është e nevojshme
• Lajeni veçmas ose me veshje të tjera organike

Sepse bebet e lumtura veshin Mimi.
Dhe prindërit e zgjuar zgjedhin cilësi që zgjat një jetë.

Madhësia

62-68, 68-74, 74-80

Ngjyra

Pink